Categories Lajme

VIDEO\ “100 Euro për takim në shtëpinë time”, si i mashtruan adoleshentët 150 persona në Tiranë

E pasi kishin marrë paratë, veprimi i radhës ishte të bllokonin profilin e atyre që kishin rënë pre e mashtrimit.

Fillimisht ata bënin postime të tilla:

Kush është për takim nesër. DM”

“Kush është për takim tani. Tiranë”.

“Çin kam për takim tani për me nejt gjithë natën. Çmimi 200 Euro, rezervoni shpejt”.

“Çin kam për takim me nejt gjithë natën, 200 Euro”.

“Kush o për takime tek apartamenti im. Kaloni DM”.

“Takime, Tiranë. Kush do të rezervojë të më shkruajë në DM, shpejt të gjithë”.

Ndërsa këto janë disa prej bisedave të zbardhura nga policia.

Mashtruesi: Veç po i lashë gjysmë.

Klienti: Ok, po xhaja?

Mashtruesi: Zemër. Pa hyrë ke hyrja e shef një si pompë. Si kuti djathtas?

Klienti: (Dërgon foto) Kjo?

Mashtruesi: Po. Leji aty dhe më ço foto…

Biseda I

Klienti: Mirëmbrëma. Sa e ke takimin për 1 orë?

Mashtruesi: 100.

Klienti: A ke shpi tënden a në hotel?

Mashtruesi: Kam shtëpinë time.

Biseda II

Mashtruesi: Po jam. Sa do rrish dhe sa vonon?

Klienti: Po deri nga ora 3.

Mashtruesi: I bie 200 Euro deri në 3.

Klienti: Tani për punën në orën 23:00.

Biseda III

Klienti: Po.

Mashtruesi: E shikon këtë derën ke hyrja.

Klienti: Ja një minutë. Po të trokas??

Mashtruesi: Jo. Ajo është dera shefes time. Leje pagesën dhe ngjitu lart kat 3 do të dal unë. Dhe ma ço me foto që e le pagesën t’ja konfirmoj menaxheres.

Skema e tyre u zbulua pas monitorimeve të autoriteteve policore që dalluan disa llogari me të dhëna të dyshuara të falsifikuara.

“Falë punës intensive të Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, zbardhen dhe dokumentohen rreth 150 raste të kësaj skeme mashtrimi kompjuterik, prej të cilave këta shtetas kanë përvetësuar shumën rreth 30 000 euro. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kibernetike, gjatë monitorimeve të rrjeteve sociale dhe burimeve te hapura, kanë konstatuar llogari të ndryshme me të dhëna të dyshuara të falsifikuara.

Gjatë monitorimeve të këtyre llogarive janë konstatuar publikime të ndryshme në të cilat premtoheshin favore seksuale kundrejt pagesave të ndryshme monetare, dhe menjëherë është organizuar puna për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës, të kësaj skeme mashtrimi kompjuterik. Pas një pune të mirëorganizuar u finalizua operacioni policor i koduar “Takimi”, në kuadër të cilit u identifikuan dhe proceduan penalisht tre shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç. 

Tre autorët, krijonin llogari me të dhëna të falsifikuara të shtetaseve të ndryshme, dhe me anë të postimeve në këto profile, premtoheshin favore seksuale kundrejt pagesave të ndryshme. Administratorët e këtyre profileve, kërkonin nga të interesuarit që pagesa të kryhej në disa vendndodhje të përcaktuara prej tyre, i merrnin paratë pasi i orientonin të interesuarit për vendet ku duhej të lihej pagesa dhe më pas largoheshin duke i bllokuar personat në llogaritë e tyre, në rrjetet sociale ku komunikonin”, thuhet në një njoftim të policisë së Tiranës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zyrtare/ Firmoset marrëveshja Shqipëri-Itali-Emiratet Arabe për linjën nënujore të transmetimit të energjisë! Rama: 1 mld euro investimi, zgjat 3 vite!

U nënshkrua sot (15 janar 2025) në Emiratet e Bashkuara Arabe, marrëveshja e investimit për lidhjen nënujore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U gjet i pajetë në oborrin e banesës dy ditë më parë, del raporti mjeko-ligjor: 81-vjeçari është vrarë!

Një 81-vjeçar u gjet pa shenja jete ditën e hënë në oborrin e banesës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Duhet kujdes, të mos ngatërrohen ngjarjet”, detaje për vrasjen e Kristian Markut: Situata në Mirditë aspak e qetë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik mbrëmjen e djeshme ku mbeti i vrarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Haradinaj: Masakra e Reçakut, dëshmi e pamohueshme e gjenocidit serb

Në një ceremoni përkujtimore në Kompleksin Memorial të Reçakut, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni/ Shisnin kokainë e kanabis pranë një shkolle, arrestohen dy shpërndarësit. Ja kush janë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi u evidentua se shpërndanin lëndë narkotike…

LEXO ME SHUME