Categories Lajme

VIDEO\ “100 Euro për takim në shtëpinë time”, si i mashtruan adoleshentët 150 persona në Tiranë

E pasi kishin marrë paratë, veprimi i radhës ishte të bllokonin profilin e atyre që kishin rënë pre e mashtrimit.

Fillimisht ata bënin postime të tilla:

Kush është për takim nesër. DM”

“Kush është për takim tani. Tiranë”.

“Çin kam për takim tani për me nejt gjithë natën. Çmimi 200 Euro, rezervoni shpejt”.

“Çin kam për takim me nejt gjithë natën, 200 Euro”.

“Kush o për takime tek apartamenti im. Kaloni DM”.

“Takime, Tiranë. Kush do të rezervojë të më shkruajë në DM, shpejt të gjithë”.

Ndërsa këto janë disa prej bisedave të zbardhura nga policia.

Mashtruesi: Veç po i lashë gjysmë.

Klienti: Ok, po xhaja?

Mashtruesi: Zemër. Pa hyrë ke hyrja e shef një si pompë. Si kuti djathtas?

Klienti: (Dërgon foto) Kjo?

Mashtruesi: Po. Leji aty dhe më ço foto…

Biseda I

Klienti: Mirëmbrëma. Sa e ke takimin për 1 orë?

Mashtruesi: 100.

Klienti: A ke shpi tënden a në hotel?

Mashtruesi: Kam shtëpinë time.

Biseda II

Mashtruesi: Po jam. Sa do rrish dhe sa vonon?

Klienti: Po deri nga ora 3.

Mashtruesi: I bie 200 Euro deri në 3.

Klienti: Tani për punën në orën 23:00.

Biseda III

Klienti: Po.

Mashtruesi: E shikon këtë derën ke hyrja.

Klienti: Ja një minutë. Po të trokas??

Mashtruesi: Jo. Ajo është dera shefes time. Leje pagesën dhe ngjitu lart kat 3 do të dal unë. Dhe ma ço me foto që e le pagesën t’ja konfirmoj menaxheres.

Skema e tyre u zbulua pas monitorimeve të autoriteteve policore që dalluan disa llogari me të dhëna të dyshuara të falsifikuara.

“Falë punës intensive të Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, zbardhen dhe dokumentohen rreth 150 raste të kësaj skeme mashtrimi kompjuterik, prej të cilave këta shtetas kanë përvetësuar shumën rreth 30 000 euro. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kibernetike, gjatë monitorimeve të rrjeteve sociale dhe burimeve te hapura, kanë konstatuar llogari të ndryshme me të dhëna të dyshuara të falsifikuara.

Gjatë monitorimeve të këtyre llogarive janë konstatuar publikime të ndryshme në të cilat premtoheshin favore seksuale kundrejt pagesave të ndryshme monetare, dhe menjëherë është organizuar puna për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës, të kësaj skeme mashtrimi kompjuterik. Pas një pune të mirëorganizuar u finalizua operacioni policor i koduar “Takimi”, në kuadër të cilit u identifikuan dhe proceduan penalisht tre shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç. 

Tre autorët, krijonin llogari me të dhëna të falsifikuara të shtetaseve të ndryshme, dhe me anë të postimeve në këto profile, premtoheshin favore seksuale kundrejt pagesave të ndryshme. Administratorët e këtyre profileve, kërkonin nga të interesuarit që pagesa të kryhej në disa vendndodhje të përcaktuara prej tyre, i merrnin paratë pasi i orientonin të interesuarit për vendet ku duhej të lihej pagesa dhe më pas largoheshin duke i bllokuar personat në llogaritë e tyre, në rrjetet sociale ku komunikonin”, thuhet në një njoftim të policisë së Tiranës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME