Categories Lajme

Video/ “5 vetë do vdi.snin, shyqyr që s’i paskemi fut”, Elvis Naçi rrëfen historinë në Thumanë

Kryeministri i vendit  Edi Rama, por edhe imami i njohur, Elvis Naçi zbritën sot në terren, ku panë nga afër situatën  në një prej zonave më të shkatërruara siç është ajo e Tumanës. Në këtë vizitë, zv.kryeministri Erion Braçe bëri një përmbledhje të operacioneve dhe punës që po bëjnë në terren skuadrat e kërkim-shpëtimit, të cilat prej ditës së djeshme vijojnë pa pushin në kërkim  të jetëve që ndodhen pishtë rrënojave.

Por Elvis Naçi ka treguar se në pallatin, i cili u shemb nga tërmeti ka patur një projekt, që të strehonte disa persona në nevojë. Ai pohoi se banesa i ishte ofruar emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” nga një qytetar që jeton në Zvicër, por ai shtoi se ky plan fatmirësisht nuk u realizua.

“E di çfarë na ka ndodh të ky pallat? Kemi pas dhurim një shtëpi këtu. Po mendonim që të fusnim një familje, por shyqyr Zotit nuk e futëm. Ne sa herë kemi pas dhuratë një shtëpi, ne e marrim të hënën dhe e dhurojmë të enjte,  por kjo banesë kishte 6 muaj që na e kishte dhuruar një shqiptar i Zvicrës, por se di pse s’na e bëri Zoti mbarë. Kur ka rënë tani që e pamë. E kanë kismet se ata 5 vetë do vdisnin, Shyqyr që s’i paskemi fut”, tha Naçi.

Nga ana tjetër, Ilir Hoxholli theksoi se ishin pesë jetimë që do fusnin brenda. “Ishin jetimë ata që do fusnim brenda. Se di pse s’na e pruri Zoti mbarë”, tha Hoxholli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME