Categories Lajme

VIDEO/ 80-vjeçarja kujdeset për 3 djemtë e sëmurë, mbërrijnë ndihmat e para për të moshuarën Prenda Ndou. Pa shtëpi e ushqime, familja jeton në skamje

Pas apelit në News24, mbërrijnë ndihmat e para në familjen e 80-vjeçares Prenda Ndou e cila ditët e pleqërisë i kalon ashtu siç mundet, duke u kujdesur për djemtë e saj me probleme të shëndetit mendor.

Ka qenë biznesmeni Filip Gjoka i cili me t’u njohur me rastin ka udhëtuar drejt zonës së thellë malore ku dërgoi lavatriçen që ishte një ëndërr për të moshuarën, veshmbatje, ushqime etj.,“Pashë kronikën televizive që zoti Armir e transmetoi në News24 dhe vendosa të vij t’ju takoj dhe të bëjmë çfarë është e mundur që sado pak t’ua lehtësojmë këtë vuajtje që ju ka rënë për hise. Pashë që kishit nevojë për lavatriçe dhe për disa gjëra të cilat ne ua kemi sjellë. Kam sjellë edhe një ndihmë monetare që t’i kesh për nevojat e tua”, tha biznesmeni Filip Gjoka.

Kontributit i janë bashkuar edhe disa qytetarë në mesin e të cilëve doktoreshë Silvana Sadrija, këngëtari Perlat Sheqeri, Kastriot Ndoci, Pavlin Vila, Artion Sejdiu, Eduart Hoxha etj, të cilët kanë dhuruar për të moshuarën.

Edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore kur ne u rikthyem në fshatin Poravë ku jeton e moshuara, ajo ka marrë edhe lajmin e shumëpritur nga artisti shqiptar me banim në SHBA, Fran Gjoka i cili ka premtuar një banesë të re për familjen Ndou.

“Dashtë i madhi zot ju do të keni ditë të lumtura. Ne kemi menduar t’ju ndihmojmë për banesën. Do të bëjmë diçka”, i premtoi artisti të moshuarës. “Zoti të ruajttë”, është bekimi që i jep e moshuara Fran Gjokës.

Ndihmat e mbërritura atje janë lehtësi edhe për pushtetin vendor që deri tani është kujdesur për nënën e moshuar.

Pak ditë më parë, News24 transmetoi rastin e kësaj nëne e cila edhe pse në moshë të thyer duhet të kujdeset për tre djemtë e saj të sëmurë me probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë që vijojnë të priten ndihma dhe kontribute në adresë të saj.

(BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga student ekselent i Mjekësisë te hapja e varrit në Lushnje, historia tronditëse e 36 vjeçarit

Një ngjarje tronditëse u raportua këtë të martë, 21 prill, nga Lushnja, ku një 36…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet baza e drogës në Shkodër, në pranga dy të rinj, në kërkim bashkëpunëtori!

Dy të rinj janë arrestuar në Shkodër, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas zbulimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje të reja/ Vrasja e Goxhajt në Memaliaj, dyshohet për atentat të mirëorganizuar. Pistat

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e së martës në Memailaj, ku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën prej arrestit kardiak i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit

Një 69-vjeçar, i cili vuante dënimin në burgun e Fierit, ka humbur jetën në mënyrë…

LEXO ME SHUME