Fier Informacion paraprak Sot rreth orës 18:15, në vendin e quajtur “Kthesa e Etc”, shtetasi L. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Seat” ka aksidentuar dy këmbësorë, shtetasit I. M., dhe Gj. M., të dy 67 vjeç, banues në Fier, të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Eshtë shoqëruar drejtuesi i mjetit, shtetasi L. B., dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Categories
Lajme