Categories Lajme

Video/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 48-vjeçari shqiptar, jetonte prej vitesh jashtë shtetit me familjen

Një aksident tragjik i ka ndodhur një shqiptari pasditen e kësaj të mërkure. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Itali në një autostradë të Vicenza-s. Mësohet se 48-vjeçari me origjinë shqiptare, Ilirjan Reshataj, është aksidentuar me makinë dhe ka humbur jetën.

Ai udhëtonte me një makinë tip BMW kur ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, shqiptari është gjetur jashtë makinës, çka tregon se aksidenti ka qenë shumë i rëndë

Sipas autoriteteve, ai ka qenë duke udhëtuar në rrugë dhe në një moment është përplasur me barrierën anësore. Pastaj ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Siç duket edhe nga pamjet, përplasja ka qenë shumë e fortë.

Në vendin e ngjarjes ndodheshin zjarrfikësit, ndërkohë që për masë sigurie shkoi edhe një helikopter. Por fatkeqësisht shqiptari kishte humbur jetën menjëherë në aksident. Ai jetonte prej disa vitesh në Bolzano me familjen dhe ishte kamionist.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren

Një 23-vjeçare është dhunuar fizikisht brenda banesës së saj në Shkodër, mbrëmjen e djeshme, 9…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pse po braktiset Ballkani? Faktorët që po nxisin largimin e të rinjve nga rajoni

Mario (30), Mijat (29) dhe Matija (22) duket se nuk kanë asgjë të përbashkët. Njëri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Devoll/ Ariu hyn në vendin e shenjtë në Dobërgorë, përmbys orenditë brenda objektit

Një ari ka hyrë në një objekt të shenjtë në fshatin Dobërgorë të Devollit, një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese deri në 38°C

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, moti do të vijojë të jetë i nxehtë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME