Categories Lajme

VIDEO/ Alarmi, zhytësit e paligjshëm grabisin thesaret nënujore shqiptare

Të apasionuarit e paligjshëm të kërkimeve nënujore po grabisin reliket dhe objektet e anijeve të mbytura në brigjet e Adriatikut e Jonit. Duke përfituar nga situata, ku nuk ka një kontroll të mirëfilltë nga autoritetet, zhytësit e paligjshëm po bëjnë kërdinë në ujërat shqiptare.

Denis Nova, instruktor zhytës i shoqatës ndërkombëtare “Padi”, shprehet se situata është alarmante pasi zhytës të paligjshëm, vendas dhe të huaj, po nxjerrin nga fundi i detit objekte të anijeve të mbytura apo objekte historike që i tregtojnë jashtë vendit.

Denisi thotë se së bashku me Institutin e Kërkimeve Nënujore kanë pikasur dhe zbuluar dhjetra anije në brigjet shqiptare, të mbytura gjate Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore apo edhe anije të mbytura aksidentalisht gjatë viteve të fundit, siç është anija turke që shpërtheu pak vite më parë në Porto Romano.

Nova shprehet se shteti duhet të marrë urgjentisht masa nëpërmjet agjencive të ndryshme për të mbrojtur bregdetin nga “piratët” e thellësive. Sipas tij, shteti shqiptar duhet të gjejë mundësinë të kryejë kërkime për të lokalizuar anijet e mbytyra dhe për t’i kthyer ato në një atraksion turistik për të apasionuarit e zhytjes.

Në brigjet e Adriatikut e Jonit numërohen me dhjetra anije dhe mjete lundruese të mbytura, të cilat prej vitesh qëndrojnë në fund të detit disa milje larg bregut shqiptar. Një pjesë e mirë e tyre janë zbuluar dhe lokalizuar nga zhytësit shqiptarë që punojnë vullnetarisht për Institutin e Kërkimeve Nënujore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME