Categories Lajme

VIDEO\ Atentati në Vlorë, 41-vjeçari vrapoi që t’u ikë ekzekutorëve, Audi kthehet dhe qëllohet sërish

Në lagjen ’28 Nëntori” në Vlorë ku u ekzekutua Laertjad Kekaj ka shumë kamera sigurie dhe policia tashmë ka nisur punën për sekuestrimin e pamjeve të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e dinamikës së atentatit të ndodhur mbrëmjen e 9 shtatorit por dhe të autorëve.

Në pamjet e videos shfaqen 3 persona të cilët largohen me vrap për shkak të të shtënave. Ata mund të jenë qytetarë të thjeshtë. Një i katërt, i cili besohet se është Laertjad Kekaj i plagosur, vrapon për t’u shpëtuar plumbave. Disa sekonda më vonë në video shfaqet një “Audi” me ngjyrë gri, i cili lëviz me shpejtësi në drejtimin që vrapon i plagosuri.

Disa momente më vonë, e njëjta makinë bën kthim mbrapa indietro. Këtu mendohet se e kanë riqëlluar. Disa sekonda më pas niset në të njëjtin drejtim nga u larguan personat me vrap.

Atentati ndodhi rreth orës 21:50 minuta. Plumbat që janë qëlluar fillimisht nga “Audi ë” pranë bibliotekës “Shefqet Musarai” në Vlorë e kanë plagosur duke e rrëzuar nga motori.

Laertjad Kekaj ka ecur rreth 100-150 metra deri tek Kisha Ortodokse, por është ndjekur nga autorët. Njëri prej tyre, mendohet se personi që ka qenë në sediljen e parë të Audit, ka zbritur dhe e ka ndjekur deri në afërsi të furrës së bukës dhe e ka qëlluar sërish pranë një furre buke, për t’u siguruar që 41-vjeçari të vdiste.

Ekspertët mjeko ligjorë thanë se 6 plumba kanë përshkuar trupin e Kekës, pjesa më e madhe në kokë.

Askush nuk është i dyshuar deri më tani. Policia e Vlorës ka shoqëruar 8 persona për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen, pjesa më e madhe e tyre dëshmitarë në vendin e ngjarjes, por burime pranë bluve bëjnë me dije se deklarimet e tyre nuk kanë ndihmuar hetuesit për zbardhjen e identitetit të autorëve. Në vendin e ngjarjes policia gjeti 28 gëzhoja kallashnikovi dhe pistolete, plumbat e 6 prej të cilëve e kapën në kokë dhe trup, të cilët rezultuan fatal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME