Categories Lajme

VIDEO\ Atentati në Vlorë rrezikon banorët e zonës, shihni si plumbat kanë deportuar në dy biznese

Atentati në qytetin e Vlorës mbrëmjen e sotme ka rrezikuar dhe banorët e zonës, përshkak se plumbat kanë deportuar në dy biznese ku po kalonte shënjestra e atentatit. Të shtënat e a rmëve ndodhën në mes të njerëzve, në një zonë të populluar të Vlorës si lagja ‘Pavarësia’. Një prej plumbave depërton në një market, 2 plumba të tjerë në një tjetër biznes që ishte i mbyllur. Fatmirësisht nuk u lënduan njerëz të rastësishëm, por plumbat kanë rrezikuar jo pak qytetarët gjë e cila tregon se rendi dhe siguria në vendin tonë janë në vnivele alarmante.

Mbrëmjen e sotme, qyteti i Vlorës u trondit nga të shtëna me armë, ku u plagos 36-vjeçari Diego Hanaj, i cili po ecte në këmbë kur është qëlluar me 3 plumba nga një makinë në lëvizje. Hanaj ka shkuar vetë në spital për ndihmë mjekësore. Ai mori një plumb në dorë, fatmirësisht duke mos i shkaktuar probleme për jetën.

Policia po heton 2 pista kryesore. I plagosuri është kunati i vëllezërve Brahimaj  (Isuf Brahimaj, u ekzekutua me shpërthim eksplozivi në vitin 2014-të. ) Ndërsa i ati i 36 vjeçarit ka qënë i përfshirë në një vrasje në rrethana familjare disa vite më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME