Denocim nga banorët e fshatit Kotë .Ata i bëjnë thirje publike kryetarit bashkisë Pëllumb Binaj të marri masa sa më shpejt për këtë rast pa u bërë ndonjë masakër mes banorëve të zonës.
Tym i madh është parë në qiell në fshatin Kotë të Bashkisë Selenicë dhe disa banorë kan raportuar se nje grup personash i kanë vënë zjarrin gomave.Ky rast për disa muaj me rradhë po shkakton panik tek banorët. Ku sipas një grupi banorësh të cilët kanë bërë dhe denocimin në Vlora News, dëshmojnë se për këtë rast nuk po meren masa as nga policia as nga Bashkia e Selenicës.
Sipas banorëve në fshatin Kotë nuk ka vëmendje për të ndaluar këta persona që po helmojnë dita ditës me helmin e gomave , të cilat rrezikojnë përhapjen e shumë sëmundjeve në këtë zonë mjaft të populluar. Djegia e gomave të hedhura nëpër pika të ndryhme të fshatit është një fenomen shqetësues jo vetëm për banorët dhe pushuesit për shkak të tymit dhe erës së rëndë, por edhe për fëmijët që kalojnë aty për në shkollë do përballen me këtë fenomen gati përditë.
Banorët e zonës i bëjnë thirje kryetatit të bashkisë Pëllumb Binaj të mari masa sa më shpejt për këtë rast, pasi po nuk u zgjidh ata do të ndërhyjnë forcërisht me personat që po djegin gomat dhe do të ketë dhe dëme në njerëz.
1 javë më parë në këtë zonë ka pasur dhe një incident mes banorëve për këtë rast, prandaj bashkia dhe policia të mari masa sa më shpejt që kjo zonë të jetë e pastër dhe pa helmet e djegies së gomave.