Categories Lajme

Deklaratë e Partisë Demokratike Vlorë, Mbi gjendjen e jashtëzakonshme të shkollave të qytetit

Jam sot këtu, që në emër të PD Vlorë, por edhe si qytetar e mësues në profesion të denoncoj, gjendjen e jashtëzakonshme në të cilat ndodhen pjesa më e madhe e shkollave të qytetit. Shkolla “Lef Sallata”, është shembulli më tipik i kësaj situate. Çfarë bie jashtë, bie dhe brenda. Lagështira dhe amortizimi për shkak të saj, rrezikon seriozisht shëndetin e fëmijëve dhe mësuesve.

Oborri përmbytjet me shiun më të vogël dhe vështirëson hyrjen në shkollë. Asnjë investim nuk është bërë nga bashkia. Nëse për shkollën do të bëhej një vlerësim real, ajo do të rezultonte e papërshtatshme për mësim. Në shkolla mungon krejtësisht edhe ngrohja, e cila sigurohet prej prindërve, aty ku është mundësia financiare. Situata pritet të rëndohet në ditët në vazhdim kur temperaturat të bien nën zero.

E njëjta situatë paraqitet dhe në shkollat “Avni Rustemi”, “4 Heronjtë”, “Teli Ndini”, “Marigo Posio”, “Jani Minga”, për të mos folur pastaj për shkollat në periferi e në njësitë administrative. Bashkia i ka braktisur shkollat e kujtohet për ato vetëm në ditën e parë të fillimit të tyre. Bashkia i ka braktisur nxënësit e Vlorës, të cilët zhvillojnë mësim si nga halli e në kushte të vështira. Bashkia i ka braktisur Vlonjatët! Ju Falemnderit!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME