Këngëtarja Çiljeta Xhilaga dhe djali i saj Fernando kanë ditëlindjen në të njëjtën ditë, dhe e kanë festuar mes miqsh, me një festë plot detaje.
Me një ambient festiv me tollumbace dhe arredim të bukur, Çiljeta ka ndarë momente nga festa e saj, ndërsa shfaqet pranë miqve, që me sa duket nuk ndryshojnë, pavarësisht viteve.

Ingrit Gjoni, Inis Gjoni, Zaimina Vasjari, Olti Curri etj, janë disa nga personazhet e njohur të ekranit që kanë shoqëruar Çiljetën në këtë mbrëmje speciale.

Pavarësisht se koha kalon, miqësia mes tyre mbetet e njëjtë, dhe madje Çiljeta dhe Ingriti kanë rikujtuar dhe kohët e vjetra, duke kënduar pas 13 vitesh këngën e tyre bashkëpunuese “Puci Puci”.
Me një atmosferë të ngrohtë, Fernando dhe Çiljeta duken të lumtur në praninë e njerëzve të ngushtë!
