Categories Lajme

Video/Drejtori i shkollës kineze bëhet hit në internet, vallëzon me nxënësit çdo mëngjes

Drejtori i një shkolle fillore në veri të Kinës është bërë sensacion në internet, me lëvizjet e tij unike gjatë vallëzimit në orët e hershme të mëngjesit së bashku me qindra nxënës që e ndiqnin nga pas.

Drejtori 40-vjeç, Zhang Pengferi, praktikon vallëzimin çdo mëngjes së bashku me 700 nxënësit, ku lëvizjet e tyre të sinkronizuara i kanë bërë për vete miliona njerëz në mbarë botën, transmeton Telegrafi.

Qëllimi i këtij drejtori është që përmes vallëzimit të sjell energji pozitive dhe t’i inkurajojë nxënësit të jenë më aktiv, dhe të mos qëndrojnë tërë ditën ulur me telefona në duar.

Vallëzimi i përditshëm zgjat 30 minuta, dhe zëvendëson ushtrimet që ishin imponuar nga qeveria në çdo shkollë fillore dhe të mesme që nga viti 1951.

“Mendova se kemi nevojë për ndryshime, pasi nxënësit filluan të humbin interesimin për ushtrimet ditore, kështu besoja se më vallëzim do të jenë më aktiv dhe do të largohen paksa nga jeta pasive vetëm me telefona në dorë”, ka deklaruar drejtori i shkollës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Himarë/ 74-vjeçari gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit në Jalë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Jalë, në Bashkinë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 31-vjeçari dërgohet me urgjencë drejt Traumës, U rrëzua në greminë, duke mbledhur çaj mali

Drilon Agolli, 31 vjeç u rrëzua ditën e djeshme nga një shkëmb në Malin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanionet e Gjipesë, nxirren 4 turistët e bllokuar në greminë

Katër turistë u bllokuan në kanionet e Gjipesë, pjesë e territorit të Bashkisë së Himarës, mesditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME