Deklaratat e një 91 vjeçari në Britaninë e Madhe, në momentin kur po linte spitalin pas vaksinimit, janë kthyer në virale. Martin Kenyon, u vaksinua në “Guy’s Hospital” në Londër dhe në dalje, u intervistua në mënyrë të rastësishme, nga korespodenti i CNN, Cyril Varnier. “Nuk kam ndonjë ndjesi të madhe, përveçse shpresoj se tani nuk do ta marr virusin e poshtër”, tha fillimisht 91 vjeçari. I pyetur nga gazetari nëse e ka njoftuar familjen për vaksinimin, Kenyon u shpreh: “Po shkoj në shtëpi t’i tregoj. Nuk e di njeri. Ti je i pari që e di”. Por ajo që e ka kthyer në virale këtë intervistë spontante, është momenti kur 91 vjeçari thotë: “Nuk ka më kuptim të v des tani, apo jo?!”.
VIDEO:
