Categories Lajme

Video e djegies së makinave të dy kushërirave gjatë natës në Vlorë

2 automjete janë djegur orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës, një ngjarje kjo që duhet se po bëhet e zakonshme për qytetin bregdetar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit, teksa automjetet që janë përfshirë nga flakët gjendeshin të parkuara poshtë pallatit ku jetonin pronaret e tyre. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia pranë ish-postës.

Automjetet tip wolsfvagen me targat AB 022BL dhe makina tjetër tip Ford Aa 401 Xf janë në pronësi të dy kushërirave me inicaialet  K.P dhe E. P, të cilat sipas burimeve kishin pak kohë që ishin shpërngulur për të banuar në këtë lagje.

Ngjarja dyshohet të jetë e qëllimshme. Nga grupi hetimor mësohet se makinat janë spërkatur me benzinë më pas u është vënë flaka, ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, për të parë nëse kanë mundur që të identifikojnë autorin/ autorët e mundshëm të zjarrvënies. Nuk dihet ende nëse të rejat kanë pasur konflikte të njohura më parë me ndonjë person tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME