Categories Lajme

Video/ E moshuara me lot në sy: Nuk kam bukë të ha, nuk më japin pensionin

Një e moshuar nga Pogradeci e cila kishte punuar për 25 vite si infermiere nuk mund të marrë pension pasi i ishin grisur listë pagesat.

Me lot në sy e moshuara rrëfen se ka 10 vite që ka dalë në pension por nuk ka marrë asnjë lekë për vitet e punës që ka punuar, ndërsa rrëfeu se jeton bashkë me bashkëshortin për me vetëm 70 mijë lekë të vjetra.

“Jetoj me 70 mijë lekë. Jam mbytur me borxhe. Kam punuar për 25 vite si infermiere por nuk marr pension pasi janë grisur listë pagesat.

Kërkoj nga shteti të më japë një zgjidhje. Shkuam edhe në Korçë ku i gjetëm sigurimet shoqërore, por nuk mund ta ndjek rastin, pasi avokatja më kërkoi 5 milionë lekë, nuk kam ku t’i gjej”, shprehet e moshuara.

Ndërkohë që kunata e cila shoqëronte të moshuarën tregoi se ajo dhe bashkëshorti i saj ushqehen vetëm një herë në ditë.

“Këta hanë bukë vetëm njëherë në ditë, se kam qenë unë tek shtëpia e këtyre. Kur më bie dera i them burrit erdhën të kërkojnë lekë.

A duhet të kesh frikë t’i hapësh derën kunatës se po vjen të kërkojë lekë. Kjo ka 25 vite punë dhe nuk merr asnjë lekë, çfarë të bëjë”, rrëfen kunata e të moshuarës për ABC News.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME