Me një fustan të bardhë të qëndisur dhe të shtrenjtë, buzë të lyera me të kuq dhe një vello që i mbulon flokët e zeza, filmimi i kësaj videoje, ku 11-vjeçarja po martohet është bërë virale në Iran.
Në video dëgjohet një klerik që celebron martesën dhe kërkon për tre herë, siç e do tradita, konsensusin e vajzës së vogël. Të afërmit dhe miqtë kërkojnë që ajo të thotë ‘po’, teksa vogëlushja qëndron ulur pranë burrit të ardhshëm 22 vjeç. Pasi videoja është ndarë në rrjetet sociale, filmimi është marrë nga gazetarët, aktivistët dhe politikanët.
Gjykata e provincës Kohgiluyeh dhe Buyer Ahmad, ku është zhvilluar ceremonia, ka vendosur të anulojë bashkimin mes të dyve, derisa trupi gjykues të shprehet për rastin.
Tani prindërit e vajzës, burri i ardhshëm dhe kleriku duhet të përgjigjen përpara gjykatës. Nëse ato shpallen fajtor, rrezikojnë të gjithë nga 6 muaj deri në 6 vjet burg.