Categories Lajme

Video e plotë e tensioneve në Gjykatën e Fierit, prindërit, të afërmit e Mateos hyjnë nga të gjitha drejtimet e godinës

Momente tensioni janë shënuar vetëm pak momente më parë në Gjykatën e Fierit, ku familjarët e 8-vjeçarit Mateo kanë hyrë në ambientet e Gjykatës, dhe kanë tentuar që të thyejnë çdo gjë. Familjarët e kanë hapur derën me forcë, dhe janë përplasur dhe me punonjësit e policisë.

Familjarët kërkojnë që të hyjnë në sallën e gjyqit, ndërkohë që të pranishëm janë dhe prindërit e vogëlushit, të cilët kanë dyshime nëse për të birin e tyre gjykata do të japë drejtësi. Mes dhimbjes dhe irritimit familjarët kanë shpërthyer dhe në drejtim të mediave, dhe kanë thyer mikrofonat e disave prej ekraneve të pranishme.

Gazetarja e Fax News Fatmira Bajramaj raporton se autori Klodian Çalamani nuk ka mbërritur ende në Gjykatën e Fierit, dhe kjo skenë mund të sjellë edhe vonesën e nisjes së seancës. Të afërmit e të miturit bëjnë thirrje që autori i vrasjes të varet, ndërkohë që kërkon mbështetjen e banorëve të Fierit, që drejtësia të mund të japë dënimin maksimal.

“Nuk ka nevojë që të vini këtu, për të bërë lajm? Kemi ardhur të shohim syrratin e atij plehre këtu”, shprehet një prej të pranishmeve mes familjarëve. Policia dhe punonjësit e Gjykatës kanë mundur që të nxjerrin jashtë familjarët dhe të afërmit.

Mateo u vra dy ditë më parë nga Klodian Çalamani, në një nga krimet më të rënda që kanë ndodhur në vitet e fundit në vendin tonë. 38-vjeçari i dënuar më parë për heqje të paligjshme lirie ndaj një personi, pasi kishte kryer 4 vite burg ishte lënë i lirë, duke u kthyer në një shqetësim serioz për të gjithë komunitetin. Banesa e autorit dhe viktimës ishin shumë pranë mes tyre, ndërkohë që edhe dje familjarët janë përlasur me punonjësit e policisë, pasi kërkuan që të shkonin në banesën e Çalamanit, ku dhe ndodhi krimi i rëndë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO\ “Shpella e Pëllumbasit”/ Policia gjen dhe shpëton turistët pas pesë orë kërkimesh

Shpella e Pëllumbasit, Tiranë, Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, Policia ndihmon 5 turistë nga Mbretëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qarkullonte me armë në qytet/ 30 vjeçari bie në pranga gjatë kontrolleve në Mallakastër…

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Tritol banesës së gjyqtarit Sterkaj, kamerat filmuan autorin e maskuar!

Policia e Shkodrës është e bindur tashmë se vënia e sasisë së lëndës plasëse në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Leipzig triumfon ndaj Dortmund, Bayern bën detyrën në shtëpi

Leipzig ka triumfuar 4-1 ndaj Dortmund në ndeshjen e kampionatit. Ekipi i Rose me këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Rama: Po formësohet çdo ditë e më shumë lëvizja sportive në shkolla

Aktivitetet sportive në Vlorë janë shtuar shumë që pas shpalljes “Qyteti Europian i Sportit” për…

LEXO ME SHUME