Categories Lajme

VIDEO-EMRAT “Dëgjuam krisma”/ Zbardhet konflikti për plazhin që ‘tronditi’ Vlorën, erdhi nga Anglia dhe qëlloi në drejtim të vëllait (Emrat)

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur ditën e sotme në zonën e plazhit të njohur ‘Bora-Bora’ në Radhimë.

Dy vëllezër Beniamin Kondi dhe Eduard Kondi pronar të një plazhi Bora Bora në zonën e Radhimës janë konfliktuar për adminstrimin e këtij plazhi.

Eduard Kondi pas një debati me të vëllanë, ka nxjerr armën e zjarrit dhe ka qëlluar disa herë drejt vëllait të madh Benajmin Kondi. Ngjarja ka ndodhur në “beach bar” Bora Bora, një nga plazhet më të frekuentuara nga të rinjtë.

Fatmirësisht, nga të shtënat me armë nuk ka asnjë person të plagosur, ndryshe nga çfarë u raportua më parë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, në zonën e Radhimës dhe kanë rrethuar biznesin me shirita të verdhë.

Ngjarja ka tronditur dhe vetë pushuesit që ndodheshin në plazhin “Bora Bora”. Shumë prej tyre janë kanë “mbathur” duke marrë rrobat dhe çfarë kishin në shezlongë. Forcat “Shqiponja” janë vënë në ndjekje të personit që shkrepi armën.

VloraNews ka mësuar nga burime pranë policisë se konflikti ka degraduar duke nxjerrë armën Eduarti dhe  ka shtënë në drejtim të vellait të tij Beniamin .

Për fat të mirë nuk ka te plagosur, si për vëllain po ashtu dhe për pushuesit që ishin duke pushuar në atë moment që ka ndodh konflikti.

Po kryhen verifikime nga shërbimet e Policisë. Në vendngjarje edhe FNSH. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Dëgjuam shumë të shtëna, mbi 5-6 herë. Kisha vajzën me gjithë djalë dhe ka me vrap. Të tjerët u fshehën pas lokalit.’- tha një pushues.

‘Isha me burrin dhe djalin e nipin. U shqetësuam shumë, dëgjuam krisma. Policia erdhi shumë shpejt, do t’i them burrit të ikim në shpi. Jam nga Kuçova.’- u shpreh një turiste.

‘Nuk e kuptuam. Nuk pashë gjë, pamë vetëm policinë. Jam për herë të parë në Shqipëri- u shpreh turistja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME