Categories Lajme

VIDEO / Fotografia e Moikom Zeqos hiqet nga Qendra e Librit, reagon i biri: Turp, Alda Qyli!

Djali i akademikut të njohur Moikom Zeqo, Epidamn Zeqo, ka publikuar disa video në profilin e tij në ‘Facebook’, ku akuzon drejtoreshën e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhylin se ka hequr qëllimisht foton e babait të tij.

Epidamn Zeqo shkruan me ironi se: ‘Moikomi agronom dhe tullaxhi nuk e meriton. Ka të tjerë që vetëm marrin nga ky vend pa histori. Turp Alda Bardhyli ose Alda Qyli dhe të tjerët s’kanë sy n’ballë‘.

Postimi i djalit të akademikut, Moikom Zeqo

Skandal: Foto e Moikomit është hequr qëllimisht nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit! Në fakt, s’kanë faj.

Moikomi agronom dhe tullaxhi nuk e meriton. Ka të tjerër që vetëm marrin nga ky vend pa histori. Turp Alda Bardhyli ose Alda Qyli dhe të tjerët s’kanë se… sy n’ballë!

Por, kush ishte Moikom Zeqo?

Moikom Zeqo lindi më 3 qershor 1949 në qytetin e Durrësit. Familja e tij është me origjinë nga Libohova, ku ai mbaroi edhe arsimin fillor. Më 1967 nisi të ndiqte Fakultetin Histori Filologji, dhe u diplomua në Universitetin e Tiranës më 1971 në degën gjuhë-letërsi. Në vitet 1971-1974 punoi si gazetar dhe redaktor letrar i gazetës “Drita”. Më 1974-76 punoi si mësues në Rrogozhinë.

Më pas, në vitet 1979-1987 qe punonjës shkencor pranë Muzeut Arkeologjik të Durrësit. Më 1987-1990 punoi si specialist në sektorin e artit antik në Akademinë e Shkencave në Tiranë. Në qershor të 1991 qe pjesë e grupit organizator të Kongresit të 10-të të Partisë së Punës. Më 31 janar-10 maj 1991 u emërua kryetar i Komitetit të Kulturës dhe po atë vit iu dha portofoli i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Më 1991 dhe 1992 kandidat për deputet, kur dhe u zgjodh dhe shërbeu deri më 1996 si deputet i PS-së.

Më 1997-2005, Moikom Zeqo ka qenë drejtor i Muzeut Kombëtar.

Zeqo autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të nje numri skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij. Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, serbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht si dhe në gjuhën tonë.

Ai është autor i tre ekspozitave vetiake në pikturë. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me dhjetëra herë dhe është vlerësuar nga personalitete të larta të kulturës shqiptare dhe të huaj.

Moikom Zeqo është sot një nga personalitetet e njohura të kulturës sonë kombëtare. Veprat e tij dallohen për një stil lakonik, të ngjeshur dhe eruditë dhe mbahet si pionier i postmodernizmit në letrat shqipe.

Ai mban Urdhërin “Mjeshtër i Madh” dhe “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Moikom Zeqo është edhe Doktor i Shkencave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Preka fundin…”/ Ish-banorja e BBV 5 rrëfen momentin e vështirë të jetës: Një mjekim i gabuar i djalit bëri që…

Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Egi Gjyzeli, ka qenë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën në aksident bashkë me të atin, pedagogu publikon provimin e fundit të studentes së mjekësisë

Mjeku dhe pedagogu Admir Sinamati ka ndarë një reagim prekës për studenten e Fakultetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dërgonin pacientët e onkologjikut në klinika private, Prokuroria dërgon në gjyq zv.drejtoreshën e QSUT dhe mjekët

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimin për mjekët e spitalit Onkologjik dhe zyrtarëve të QSUT. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Tepelenë-Krahës, përplasen dy makina, 8 të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së mërkurës në aksin Tepelenë-Krahës, pranë fshatit Iliras,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në bypass-in Orikum -Vlorë, makina merr para tufën e bagëtive, plagoset çobani

Një aksident ka ndodhur mbrëm në aksin rrugor ByPass në drejtim Orikum–Vlorë. Një mjet tip…

LEXO ME SHUME