Categories Lajme

Video: Gazetari lë raportimin dhe futet në ujë për të shpëtuar fëmijën

Një reporter i Channel Seven, Paul Burt, ndaloi paraqitjen e tij të drejtpërdrejtë dhe nxitoi për të shpëtuar një djalë 10-vjeçar që po përpiqej të qëndronte në det në valët në Gold Coast, Australi gjatë kohës që fliste.

Gazetari Paul Burt vuri re se fëmija “ishte në ujë” gjatë një paraqitje të tij të drejtpërdrejtë të enjten në mbrëmje dhe më pas u pa duke u futur në ujin e rrëmujshëm në Surfers Paradise për ta shpëtuar.

Dhe më vonë ai u pa duke ndihmuar plazhistët e tjerë që ta çonin djalin dhe ta largonin duke i shpëtuar kësisoj jetës. Puna është e rëndësishme, por mbi gjithçka jeta.

“Ai po jeton, po merr frymë, është i vetëdijshëm, po flet”, citohet të kenë thënë ata. Gazetari tha se nuk kishte ‘dyshim’ që dhjetëvjeçari do të kishte gëlltitur shumë ujë.

Burt tha se në kohën e incidentit ai po bënte një raportim të drejtpërdrejtë mbi rreziqet që joshin notarët që nuk mendojnë për kërcë.nimet për jetën.

Burt është një gazetar me eksperiencë në Australi dhe e tregoi dhe gjatë këtij raportimi live, që e ndërpreu për të shpëtuar jetën. /Telegrafi/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME