Categories Lajme

VIDEO\ Gjuetia e paligjshme vazhdon/ Kontrolle në pyjet e Vlorës, kapen gjuetarë në flagrancë

Vijon gjuetia e paligjshme ne Lagunën e Nartës por dhe në brendësi të zonës së mbrojtur, në pyllin përqark Lagunës. Kjo situatë ka krijuar jo pak shqetësim për specialistët e zonave të mbrojtura. Një rast i gjuetisë së paligjshme u kap në flagrancë nga specialisti i ADZM.

Specialisti njoftoi menjëherë policinë duke proceduar penalisht të moshuarin, i cili u justifikua duke thënë se kishte dalë për të nxjerrë qentë Në këtë zone të mbrojtur fatkeqësisht janë vrarë dhe shpendë të rrallë si flamingot apo pelikanët ose i kanë trembur dhe larguar shpendët nga laguna.

Specialisti i ADZM tha se vetëm duke bashkëpunuar ngushtësisht  agjencia me policinë mund të ndalet ky dëm që po po i bëhet lagunës. Gjithsesi efektet e moratoriumit të vitit 2016- të, janë ndjerë në lagunë e Nartës, ku janë rikthyer flamingot e pelikani kaçurrel, por dhe shumë shpendë të tjera të cilët ishin larguar prej më shumë së 20 vitesh .

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME