Një qytetar nga Përrenjasi, i cili vuan nga sëmundjet e zemrës, ka denoncuar në emisionin ‘Stop’ në Tv Klan dhunën e ushtruar nga dy policë brenda komisariatit të këtij qyteti, pasi kishte shkuar aty për të denoncuar një qytetar.
Lulzim Hidri 36 vjeç ka sqaruar se kishte pasur konflikt me një qytetar në Përrenjas dhe gjatë debatit, personi në fjalë i hodhi kovë me ujë 36-vjeçarit Hidri.
Ky i fundit, për shkak të probleme me zemrën, u ndje keq dhe thërriti policinë për ndihmë. Aty pranë kaloi një automjet policie, por nuk e ndihmoi. Me vështirësi, Lulzim Hidri u zvarrit deri tek Urgjenca e qytetit, ku mori dhe ndihmën e parë.
Të gjithë sagën e Hidrit mund ta ndiqni në videon këtu: