Categories Lajme

Video/“I shkojnë sytë të martohet një burrë me një vajzë pa gishta”, Vasili: Jam me Anagnostin, jo me Veliajn

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar sërish ndaj kryebashkikut të Tiranës Erion Veliaj, i cili pak ditë më parë tek sa mundohej të arsyetonte prishjet e ndërtesave tek Unaza e Re para disa prej banorëve të ‘Astirit’, bëri dhe një gafë.

Duke iu referuar plagosjes së oficeres së policisë Ina Nuka, ai u shpreh “Jemi te gjithe burra, i shkojne syte te martohet nje burre me nje vajze pa gishta?”.

Vasili përmes një postimi në ‘Facebook’ thotë se ai është me “Anagnostin qe e larteson gruan dhe jo me Veliajn, qe e percmon ate”.

Ai ka publikuar një sekuencë të filmit “Malet me blerim mbuluar” të regjizorit Dhimitër Anagnosti që skaliste figurën e Lilo Labes, “partizanes qe i prene kemben dhe lartesonte partizanin Jaho, qe me pergjerim ne emer te nje dashurie pa fund i kerkonte zemerdridhur te martohej me te per te kaluar gjithe jeten se bashku”.

Postimi i plotë:

Jam me Anagnostin, qe e larteson gruan dhe jo me Veiajn, qe e percmon ate.

Kryetari i bashkise se Tiranes, pre e nje manie te semure dhe pa sherim per pushtet,percmoi me qetesi,publikisht dhe pa asnje dhimbje mijra gra,ndersa komentonte policen Ina dhe ngrinte pyetjen e lige:

“JEMI TE GJITHE BURRA, I SHKOJNE SYTE TE MARTOHET NJE BURRE ME NJE VAJZE PA GISHTA ?”.

Ndersa Anagnosti,nje burre dhe artist i madh,plot 47 vjet me pare,skaliste figuren e Lilo Labes ,partizanes, qe i prene kemben dhe lartesonte partizanin Jaho, qe me pergjerim ne emer te nje dashurie pa fund i kerkonte zemerdridhur te martohej me te per te kaluar gjithe jeten se bashku.
Po jua risjell keto momente te dashur miq se bashku me mesazhin madhor te dashurise njerezore e cila zbukuron e i jep vlere jetes dhe triumfon mbi gjithshka.
Ne te gjithe pa asnje perjashtim mendojme si Anagnosti.
Ne kurre nuk mendojme si ky kryetari i bashkise e te tjere si ky,produkte te ngjitura pas karriges dhe qe zgjasin sa zgjat ajo e per te humbur ne humneren e harreses diten qe karrigen s’e kane më.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME