Categories Lajme

VIDEO\ I vuri zjarrin zyrës së noterit Aleko Anagnosti, arrestohet 41-vjeçari në Sarandë

Policia ka kapur autorin që ditën e djeshme i vuri zjarrin zyrës së noterit Aleko Anagnosti në Sarandë, i cili ndodhet në burg, i akuzuar për tjetërsim prone.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi –M. S., 41 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, i dënuar me parë për shkatërrim të pronës me eksploziv dhe për zjarrvënie.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 41-vjeçari më datë 06.06.2022, ka vënë zjarr në zyrën noteriale të Anagnostit në qytetin e Sarandës. Për pasojë janë djegur një pjesë e dokumentacionit (arkivës) që mbahej në ambientet e zyrës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshëmbathje dhe sasi benzine që dyshohet se janë përdorur nga 41-vjeçari, gjatë kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë: Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 06.06.2022, në lagjen nr.1, Sarandë, ku është djegur zyra noteriale e shtetasit A. A. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Flames”. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë.

Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies në zyrën noteriale. 41-vjeçari, me precedent të mëparshëm kriminal për shkatërrim të pronës me eksploziv dhe për zjarrvënie.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve të tyre para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Flames”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi:

– M. S., 41 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, i dënuar me parë për shkatërrim të pronës me eksploziv dhe për zjarrvënie.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi M. S., më datë 06.06.2022, ka vënë zjarr në zyrën noteriale të shtetasit A. A., në qytetin e Sarandës. Për pasojë janë djegur një pjesë e dokumentacionit (arkivës) që mbahej nga shtetasi A. A., në ambientet e zyrës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshëmbathje dhe sasi benzine që dyshohet se janë përdorur nga 41-vjeçari, gjatë kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME