Categories Lajme

VIDEO/ Incident në takimin me Ramën, badigardët nxjerrin jashtë me dhunë studenten: Mos më prek, boll…

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me studentët e ekselencës ditën e sotme ka pasur një incident të rëndë me një studente, aktiviste e Lëvizjes për Universitetin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, “Lëvizja për Universitetin”, ka publikuar videon e incidentit të rëndë ku duket një vajzë që nxirret me dhunë nga ambjentet ku kryeministri po mbante fjalën.

“Arsimi publik është falas, mos më prek. Nuk keni të drejtë t’i nxirrni studentët jashtë”, dëgjohet të thotë aktivistja para se të nxirret me forcë jashtë.

Rama po fliste për “bursën” që do të përfitonin studentët e ekselencës që kanë zgjedhur degën e mësuesisë.

“Lëvizja për Univeristetin” i ka quajtur gënjeshtra deklaratat e Ramës dhe u bën thirrje drejtuesve të universitetit publik të mos i nënshtrohen shantazhit të qeverisë.

Postimi i “Lëvizja për Universitetin”.

“BOLL I ZHVATËT STUDENTËT”

Në takimin e sotëm të kryeministrit Rama me studentët, profesorët dhe dekanët, ku u përsëritën si zakonisht gënjeshtrat e ulëta në lidhje me arsimin e lartë, një grup prej aktivistëve tanë shpalosën banderolën: “Boll i zhvatët studentët”.

Për fat të keq, banderola u shqye nga rinia partiake ndërsa aktivistët u nxorën me forcë jashtë sallës së konferencës, në praninë e heshtur të drejtuesve të universitetit publik. Një student u shoqërua në komisariatin nr. 3 për t’ia fshirë filmimet jashtë çdo norme ligjore.

Ne u bëjmë thirrje studentëve dhe drejtuesve të universitetit publik të mos i nënshtrohen shantazhit të qeverisë por të gjejnë guximin për të reaguar kundër zhvatjes dhe për t’u bashkuar në rrugë këtë vjeshtë, kundër tarifave dhe për demokraci në universitet.

#BASHKOHU

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME