Categories Lajme

VIDEO/ Ish i fejuari nga Amerika përndjek e shantazhon vajzën me foto intime, ‘Piranjat’ e demaskojnë

Piranjat kanë vendosur të trajtojnë sot historinë e një vajze 22-vjeçare e cila po vuan pikërisht nga diçka e tillë. Ajo prej disa muajsh ka vendosur t’i japë fund një raporti të gjatë me ish-te fejuarin, por po përndiqet ne mënyrën më perverse nga ai.

Pas ndarjes, ish-i fejuari, largohet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku mendohej se do te niste nje jetë të re. Por në realitet, ky moment do te ishte fillimi i problemeve për të.

“U ndamë sepse nuk po funksiononte më. Aty nisi dhe makthi për mua. Ish i fejuari më ndiqte, hapte rrjete sociale në emrin tim dhe tonin, por shkoi dhe më tej.”

“Ai kishte paguar roje që të më ndiqte dhe isha e ruajtur gjatë gjithë kohës. Madje bënte foto kur dilja që të ma linte fajin mua sikur e kisha tradhtuar. Valteri shkoi dhe më tej, pasi më kërcënoi me foto intime. Ai më kërcënonte se do t’ia dërgonte njerëzve të mi të afërt,”– thotë vajza ndër të tjera.

Të gjendur në situate të tilla vendosëm të ballafaqojmë vajzën me djalin me një komunikim me Skype. Valteri nuk ndalet, ai vërteton fjalët e vajzës.

“Ti nuk duhet të ndahesh me mua. Do të rikthehemi bashkë. Mos bëj gabim të çosh burrë të ri në shtëpi, se nëse lidhesh kam ca shokë andej nga Tirana që do ta sistemojnë si duhet. Ne do të rikthehemi, nuk ka shans të ndalem deri sa të jemi sërish bashkë”.

Në një situate të tillë komplet posesive ndërhyn dhe gazetari i Piranjave, Eraldo.

“Valter, pse nuk e lë vajzën rehat? A e dëgjon se nuk do të jetë më me ty? Po e përndjek, i shkakton dhunë psikologjike, po e shantazhon dhe po e kërcënon?”.

Në vështirësi, Valteri e pranon se diçka e tillë është e vërtetë, por ia vendos fajin gjendjes së tij të rënduar psikologjike. Ai e pranon se ka gabuar dhe në fund duket se do ta lërë të qetë. Të shpresojmë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME