Categories Lajme

VIDEO\ Kalim në zonë të ndaluar, gjobiten drejtuesit e mjeteve lundruese në Vlorë e Sarandë, DETAJE

DVKM Vlorë Vijojnë kontrollet nga Policia Kufitare, përgjatë gjithë vijës bregdetare në Vlorë dhe Sarandë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik. Si rezultat i kontrolleve, bllokohen 2 mjete lundruese (një gomone dhe një skaf).

Ndëshkohet me masë administrative 100 000 lekë të rinj, drejtuesi i automjetit lundrues gomone, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke lundruar në zonë të ndaluar.

Ndëshkohet me masë administrative 10 000 lekë të rinj, drejtuesi i automjetit lundrues skaf, pasi nuk ishte i pajisur me dokumentacionin e nevojshëm për lundrim.

Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare Sarandë, në zbatim të planit të masave të hartuar për forcimin e kontrolleve në det dhe në tokë, ndaj mjeteve lundruese për peshkim dhe atyre turistike, si dhe për të verifikuar ligjshmërinë e posedimit dhe drejtimit të këtyre mjeteve nga shtetas të ndryshëm, në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, kanë vijuar kontrollet dhe si rezultat bllokuar një mjet lundrues gomone në Vlorë dhe një mjet lundrues skaf në Sarandë, si dhe kanë ndëshkuar me masa administrative, drejtuesit e tyre.

Policia Kufitare e Vlorës ka ndëshkuar me masë administrative 100 000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit lundrues gomone, pasi gjatë kontrollit u konstatua se po lundronte në zonë të ndaluar, në plazhin e Jonufrës.

Policia Kufitare e Sarandës ka ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit lundrues skaf, pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar se nuk kishte në bord, dokumentacionin e nevojshëm për lundrim.

2 mjetet lundruese u bllokuan deri në shlyerjen e masave administrative dhe pajisjen e drejtuesve, me dokumentacionin përkatës.

Policia Kufitare do të vijojë kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut.

Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital, ose të

telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.

 

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME