Categories Lajme

VIDEO/ Kamion me a*më dhe mu.nici.one në Kretë, dy.shohet se ishin imp.ortuar nga Shqipëria

Autorët po shpërndanin ar.më në të gjithë Greqinë – grupi kr.iminal ishte shumë aktiv

Policia greke shkatërron një grup kr.iminal që trafikonte ar.më dhe mucione nga Shqipëria në ishullin e Kretës, në Greqi.  Operacioni u zhvillua të shtunën, 14 shtator, ndërsa nën akuzë janë 11 grekë dhe 5 të huaj.

Në pranga kanë përfunduar 6 prej tyre, të gjithë grekë të moshës 59, 55, 54, 42, 31 dhe 64 vjeç, si pjesë e  grupit kriminal të angazhuar në trafikim të paligjshëm të ar.mëve dhe municioneve.

Katër prej personave u arr.estuan në Kretë dhe dy të tjerë në pjesën tjetër të Greqisë pasi policia zbuloi një ngarkesë të paligjshme në një kamion të ndaluar nga autoritetet në Rethymnon.

Ngarkesa përmbante 4 kallashnikov dhe më shumë se 100,000 fishekë.

Çfarë u gjet nga kontrolli i banesave të të arr.estuarve- 

Kamioni me armët drejtohej nga 54-vjeçari i arrestuar.  Policia më pas ushtroi kontrolle në shtëpinë e 55-vjeçarit në Thesprotia, shtëpinë 64-vjeçarit në Kozani dhe në shtëpinë 31-vjeçarit dhe 42-vjeçarit në Rethymnon, ku u gjetën dhe konfiskuan armë lufte, armë gjahu dhe një mori pajisjesh telefonike dhe kartash telefonike.

Në shtëpinë 31 dhe 42 vjeçarit u gjetën fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, 2 karikatorë, 20 kapsollë,  dy këllëfë pistolete, një shotgan dhe pajisje të shumta për telefona celularë dhe karta telefonike.

Të arrestuarve iu sekuestruan dhe makina private të cilat i përdornin për veprimtari të paligjshme. Hetimi policor tregoi se përfitimi i paligjshëm financiar që anëtarët e grupit kri.minal do të siguronin nga trafikimi i paligjshëm i municioneve në atë ngarkesë ishte vlerësuar në 232,000 €.

Si funksiononte grupi- Ndërsa hetimi përparonte, dolën të dhëna të rëndësishme për përbërjen, karakteristikat, metodologjinë e veprimit dhe aktivitetet e paligjshme të organizatës kri.minale. Grupi që trafikonte armë nga Shqipëria në Greqi përbëhej nga dy “bërthama”, një në Shqipëri dhe një në Greqi.

Detyra e grupit në Shqipëri ishte grumbullimi i ar.mëve dhe municioneve. Ndërsa ai i Kretës, i cili bënte dhe porosinë për ar.mët dhe municionet që i  bënte transportin dhe shpërndarjen e tyre.

Hetimi policor tregoi se nga nëntori i vitit 2018 e deri më sot, ky grup kri.minal kishte trafikuar katër ngarkesa  mun.icionesh nga Shqipëria.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME