Categories Lajme

VIDEO\ Kryenin ndërtime të paligjshme në Ksamil e Sarandë, procedohen 3 persona

Ksamil dhe Sarandë, Nga kontrollet dhe verifikimet e pandërprera, në vijim të operacionit policor të koduar “Coastline”, konstatohen dhe goditen 3 raste të tjera të ndërtimeve të paligjshme.

Kryenin të paautorizuar punime ndërtimi në objektet e tyre, procedohen penalisht 3 shtetas.

Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në terren, në vijim të operacionit “Coastline”, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e ndërtimeve, në zonat bregdetare ose brenda vijës së verdhë, në qytete, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë evidentuar 3 raste të tjera në këtë fushë.

Për këto raste u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. M., 49 vjeç, banues në Dimal, F. D., 62 vjeç, banues në Ksamil dhe E. D., 36 vjeç, banues në Ksamil.

Të tre këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, teksa kryenin punime ndërtimi, pa leje, në objektet e tyre, në Ksamil dhe në Sarandë.

Kontrollet dhe verifikimet vijojnë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME