Categories Lajme

VIDEO, KUJDES pamje të rënda/ Qenit i presin veshët në mes të rrugës në Kamëz

Kujdesi veterinar ndaj kafshëve është një proces shumë i rëndësishëm për të gjithë kafshëdashësit. Trajtimi i tyre bëhet në klinikat veterinare që plotësojnë të gjitha rregullat dhe kushtet. Mirëpo, një video amatore tregon krejt të kundërtën se çfarë ka ndodhur me një veteriner në Shqipëri.

Në zonën e Kamzës, një qytetare italiane ka filmuar veterinerin që i pret veshët një qeni pa anestezi. Pamjet makabre tregojnë këlyshin 2-muajsh të shtrirë në tokë, ku duket qartë që gërshët e veterinerit i ka ende në veshë. Qytetarja italiane thotë se ishte një skenë e tmerrshme ajo që pa me sy.

Qytetarja italiane: “Atëherë, shikoni çfarë ndodh në Shqipëri! Unë jam këtu në lagjen time dhe po dridhem, i gjithë trupi po më dridhet. Shiko, se çfarë po bën! Një injeksion likuid! Nuk kam parë kurrë një injeksion këtu dhe për më tepër, i kanë prerë veshët dhe ky veterineri është në lagjen time. Unë dua ta denoncoj këtë person, sepse i ka prerë veshët këtij qeni të shkretë. Qeni i shkretë po vuan, është një këlysh 2-muajsh dhe unë jam shumë keq. Shikoni, çfarë terrori kalojnë këlyshët tanë këtu në Shqipëri! Unë dëgjova një të ulëritur. Mendova, se ishte një këlysh i shtypur nga makinat dhe erdha duke vrapuar këtu dhe çfarë pashë?! Një këlysh 2-muajsh, që i kanë prerë veshët, sepse i ka veshët e mëdhenj dhe duhet të bëhet pak më shumë agresiv, sepse kështu i pëlqen familjes, që e ka…Por nuk është faji i tyre, sepse ata nuk dinë asgjë.

Jo…!   Shikoni…!  Jo, dashuri, jo…! Shikoni! Unë nuk mund të bëj asgjë.

Tani po shkoj ta denoncoj këtë njeri dhe të shohim, çfarë ndodh. Jam shumë keq! Nga animalistët, lëvizni edhe ju, kam nevojë për ndihmën tuaj për këtë qen të shkretë! I presin veshët kështu për së gjalli. Unë nuk jam dakord! Ky është personi, që i ka prerë veshët! Shikojeni të gjithë! Shikoni! Shikoni të gjithë! Do vijë burri im, do marr në telefon policinë unë tani”. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME