Deshët e uritur kanë filluar të ndalojnë trafikun në Miller Butte afër Jackson në Wyoming, SHBA, ku kripa përdoret për të pastruar rrugët.
Ata hanë shijen e kripur e cila u ngjitet veturave ndërsa kalojnë nëpër rajonin e mbuluar me dëborë.
Fotografi David Swindler, 35 vjeç, shkrepi pamjet e bukura në 6 dhjetor ndërsa kërkonte zonën për realizimin e një turneu fotografie në të ardhmen. David, nga Provo, Juta, tha: ‘Delet u interesuan për automjetet e parkuara përgjatë rrugës. Ata filluan të afrohen dhe të lëpijnë automjetet e ndotura nga kripa duke ofruar thuajse një lavash gratis të tyre. Në fillim mendova se ishte vërtet qesharake atëherë kuptova se më mungonte një moment i shkëlqyer në video, kështu që vrapova dhe kapa aparatin tim. Disa nga delet më të guximshme më lejuan të afrohem. Megjithëse është hera e parë që e kam parë, me sa duket është mjaft e zakonshme në këtë zonë. Pas rreth 30 minutash, ato u ngopën dhe u larguan.Marrë nga: twentytwowords.com-Përgatiti