Mbyllet pjesa e parë në “Stade de France” në sfidën ndërmjet Francës dhe Shqipërisë e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020. “Gjelat” po fitojnë me rezultatin 2-0 falë golave të Coman (7’) dhe Olivier Giroud (27’), shkruan SYRI.net.Vlen të theksojmë që Griezmann gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke tronditur traun e portës së mbrojtur nga Strakosha. Në sy bie statistika katastrofë e Shqipërisë që nuk rrezikoi asnjëherë portën e Francës, 0 goditje në drejtim të kuadratit.
Categories
Sport