Categories Lajme

VIDEO/ “Me atlete në duar”, publikohet momenti kur hajdutët hyjnë për të vjedhur shtëpinë e kreut të SPAK

Mbrëmjen e 2 gushtit 2021, Albanian Post raportoi një lajm ekskluziv se shtëpia e pushimit e kreut të Prokurorisë së Posaçme SPAK, Arben Kraja, në Gjirin e Lalëzit, ishte vjedhur dhe dëmtuar nga disa hajdutë, të cilët përpos shtëpisë së Krajës, kishin vjedhur edhe disa banesa të tjera në zonë, duke krijuar shqetësim tek banorët.

Vetë Kraja, një ditë pas publikimit të lajmit, do të deklaronte se lajmi ishte tërësisht i pavërtetë dhe se ishte stisur për të dëmtuar figurën e SPAK-ut, në një çast vendimtar për Shqipërinë, në implementimin e reformës në drejtësi. Media online “5 pyetjet”, mesditën e 1 shkurtin, ka publikuar videon ekskluzive të vjedhjes së shtëpisë së Krajës në Gjirin e Lalëzit.

Çështja më pas mbeti në heshtje. Shtatë muaj më pas, ajo rikthehet në dritë!

Në të, duken dy persona, të cilët hyjnë në oborrin e shtëpisë. Ora kur ata futen në godinë, është 01:27 e mëngjesit. Pas 12 minutash, ata kanë dalë nga shtëpia e Krajës dhe janë rikthyer sërish në orën 01:40. Vetëm mjeti i kreut të SPAK, duket në video sipas publikimit. Ndërsa, mbi fatin e hajdutëve, asgjë nuk dihet.

Mohimi i çështjes nga Kraja, rezulton kështu të mos ketë qenë i sinqertë. E kontaktuar disa herë nga Albanian Post, Policia e Durrësit mohoi që në zonën e Lalëzit të kishte pasur asokohe vjedhje të shtëpive. Por, banorët e zonës, të kontaktuar nga redaksia, e pohonin tërësisht faktin, duke shprehur edhe shqetësim – madje disa duke dëshmuar – se shtëpitë vidheshin rregullisht në zonë.

Po ashtu, atëherë u dëshmua se në zonë, ka pasur një prani të shtuar të veturave policore, të cilat po ushtronin kontrolle mbi ankesat në fjalë. Një prej burimeve të Albanian Post mbi ngjarjen, ka qenë edhe një prej banorëve të zonës. Sipas tij, po të njëjtit grabitës i kishin vjedhur kuletën e disa sende me vlerë. Ndërsa, kartat e identitetit, i kishin hedhur në oborrin e shtëpisë. Metoda e hyrjes në banesa sipas dëshmitarit, është ajo e futjes në godinë nëpërmjet dritareve.

U deshën shumë muaj e mohime, por e vërteta e ngjarjeve në Lalëz, duket se po del në dritë, ku mes tyre, është edhe ajo e vjedhjes së banesës së kreut të SPAK, Arben Kraja, i cili ende nuk ka reaguar mbi publikimin e videos.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME