Një histori vërtet shumë e dhimbshme ajo që ka rrëfyer moderatorja shqiptare Saranda Hoda. Ajo foli për historinë e dhimbshme të Elona Kobures, 14-vjeçares që ndërroi jetë në Turqi vetëm pak ditë më parë, pasi nuk i bëri ballë sëmundjes së rëndë.
E ftuar në emisionin “Rudina”, Sasa rrëfeu historinë e Elonës së pafat dhe luftën e madhe që po kalonte me sëmundjen e rrallë të quajtur Hemangioma.
Siç tregon Sasa e përlotur, ditën që është përcjellë për në banesën e fundit Elona nëna e saj i kishte kërkuar falje që e kishte vënë në gjumë pa bukë dhe e kishte çuar në shkollë pa bukë.
