Categories Lajme

VIDEO/ Me pranga në duar, momenti i arrestimit të personazhit të famshëm në TikTok

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të regjistruar dy ditë më parë në Kamëz, ku 27-vjeçarja Sibela Abedini u hodh nga tarraca e katit të katërt të pallatit ku banonte me qira.

Nga hetimet e autoriteteve ka rezultuar se e reja e ka ndërmarrë aktin ekstrem, pasi i kishin shpërndarë një foto intime në rrjetin social Tik Tok. Policia vuri në pranga 39-vjeçarin Altin Çoku, si personin përgjegjës për shpërndarjen e asaj fotoje. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Fillimisht autoritetet raportuan se e reja ishte rrëzuar nga tarraca e ballkonit, por më pas rezultoi se ngjarja nuk ishte aksidentale, por e nxitur pikërisht nga 39-vjeçari.

Policia e ka zbardhur ngjarjen pas dëshmive të familjarëve dhe kqyrjes së telefonit të viktimës. E ndjera i kishte kërkuar disa herë që të fshinte foton nga rrjeti social, por 39-vjeçari herë pretendonte se nuk e kishte publikuar vetë, ndërsa herë të tjera i kërkonte të vijonin lidhjen.

Ngjarja ndodhi pikërisht tek pallati që shihni në foton e mëposhtme, rreth orës 23:00 të së shtunës, në rrugën “Teuta” në Kamëz. 27-vjeçarja pasi u hodh nga kati i katërt i tarracës së pallatit, u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti dot t’u mbijetonte plagëve të marra.

Para ngjarjes të së shtunës dyshohet se vajza kishte tentuar dhe dy herë të tjera vetëvrasjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME