Categories Lajme

Video/ Momenti i frikshëm kur policia qëllon një adoleshente e cila po vraponte drejt tyre për ndihmë! E kishte rrëmbyer i ati

Vdekja e një vajze 15-vjeçare, e cila u qëllua nga oficerët e policisë teksa vraponte drejt tyre për të kërkuar ndihmë, ka shkaktuar zemërim në Kaliforni.

Një video e publikuar në rrjetet sociale ditën e djeshme tregon momentin e incidentit të ndodhur në autostradën 15 në Hesperia më 27 shtator të vitit 2022, që rezultoi në vdekjen e padrejtë të Savannah Graziano .

Kjo video u bë publike për herë të parë dy vjet pas tragjedisë, me kërkesë të gazetarit Joey Scott, i cili në postimin e tij në X foli për keqinterpretimin e fakteve nga Sherifi i Qarkut San Bernardino.

Sipas  New York Post , adoleshentja u raportua e zhdukur pasi nëna e saj, Tracy Martinez, u vra nga babai i saj, Anthony John Graziano , më 26 shtator 2022. Një ditë më vonë, policia gjeti automjetin e Anthony, që besohet që kishte rrëmbyer vajzën e tij pasi vrau nënën e saj dhe e kanë ndjekur për rreth 110 km. Në sediljen e pasagjerit të mjetit ndodhej edhe vajza.

Kur Graziano më në fund e kuptoi se nuk mund të ikte, hapi zjarr ndaj oficerëve me një armë gjysmë automatike dhe ndaloi automjetin. Më pas, vajza ka dalë nga dera e pasagjerit, ndërsa njëri prej policëve i ka bërtitur që të vrapojë drejt tij.

Pak sekonda më vonë dhe teksa adoleshentja po vrapon drejt një veture policie për të shpëtuar veten, oficerë të tjerë e qëllojnë dhe ajo bie përtokë e gjakosur, ndërsa kolegu i tyre u bërtet atyre që të ndalojnë të shtënat sepse i dyshuari ndodhet në makinë. Vajza u dërgua në spital ku u konstatua vdekja, ndërsa babai i saj vdiq në vend nga plagët e marra.

Sipas raportit të NYP, oficerët nuk mbanin kamera në uniformat e tyre gjatë operacionit, dhe pas incidentit Sherifi i San Bernardino tha se vajza dukej se kishte veshur diçka si “pajisje ushtarake” kur doli nga automjeti. Sipas gazetarit Joey Scott, autoritetet lokale deri më tani kanë refuzuar të publikojnë videon, duke thënë se ajo mund të shkaktojë “komplikime që do të pengonin hetimin”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME