Categories Lajme

VIDEO/ Moti i keq përfshin vendin, Liqeni Artificial i Tiranës në kuotën maksimale

Moti i keq me shi të rrëmbyeshëm dhe erë ka pushtuar vendin, përfshirë edhe Tiranën. Abc News sjell pamje nga Liqeni Artificial, ku niveli i ujit duket se ka shkuar në kuotën maksimale. Ende nuk ka njoftim nga bashkia për masat që pritet të marren për situatën. Sakaq disa zona kanë mbetur pa energji elektrike në Tiranë, për shkak të defekteve në kabina dhe në rrjetin e shpërndarjes së energjisë. Po kështu probleme nga moti i keq janë raportuar në Vlorë dhe Gjirokastër. Reshjet gjatë ditës së sotme do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin. intensiteti i reshjeve do të vijë duke u ulur vetëm ditën e hënë pasdite.

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJET Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë fundit të ditës së sotme priten reshje intensive, pothuajse në të gjithë territorin. këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Lumenjtë dhe përrenjë e vegjël mund të shfaqin probleme me përmbytje lokale ose përmbytje urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet kryesore (Tiranë, Elbasan, Lezhë, Durrës, Korçë, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër). Ditën e nesërme (e hënë, dt.23) prurjet do të vazhdojnë të jenë të larta por me tendencë ulje pas mesditës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME