Një denoncim nga ata që janë të pabesueshëm është publikuar sot nga mediat. Një qytetar ka filmuar një video ku një efektiv i policisë teksa çon ndihmat për të prekurit e tërmetit në shtëpinë e tij. Videoja e postuar nga JOQ, thuhet se është filmuar në zonën e “Vorrit të Bamit”, aty ku banone edhe efektivi, i cili duket qartë në video teksa zbarkon qese e çanta nga furgoni i Policisë.
Nga pas atë e ndjek një grua, e cila ndihmon për të zbazur të gjithë çantat që ishin mbledhur për të gjithë fatkeqët në Durrës e Thumanë.
47 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë. Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.
