Categories Lajme

VIDEO\ Në mes të Vlorës por pa ujë! Protestojnë banorët: Uji nga pusi është plot me krimba, do sëmuremi, në zgjedhje na thanë…

Në qendër të Vlorës pa asnjë pikë uji, lagjia “Qeriba Derri”. Rruga e cila u shtrua gjatë muajit të fushatës ka lënë pa ujë dhjetra familje. Dëmtimi i tubacionit të ujësjellësit, banorët thonë se kanë gati 2 vite që skanë ujë, ndërsa shtrimi i rrugës u ka dëmtuar totalisht tubacionet.

E në këto kushte banorët, të detyruar të përdorin ujin e ndotur të pusit thonë: Marrim ujë në pus, uji është me krimba, krimbat të dukshme… Po sëmuremi, skemi ujë as 9ër në tualet. Gjatë fushatës na thanë se do na sillnin ujin…  Muajt e thatë të verës janë ende para, e në këto kushte jetesa e këtyre banorëve pritet të vështirësohet edhe më shumë. Ndërsa nga Bashkia nuk ka ende një dritë jeshile për ardhjen e ujit.

“Ne kemi gati 7-8 vite që vuajmë për ujë, për të marrë votat kryetari i bashkisë më ka ardhur 3 herë në shtëpi, më ka marrë dhe numrin e telefonit, i kërkoj ujë për të larë shtëpitë dhe banjot.

Ujin e pusit ne e përdorim për të larë oborrin, se është me krimba. Qëkur filloi rruga shkatërruan tubat e ujit. Dhe nuk kemi që prej 2-3 vitesh. Fjala e parë që na thanë në fushatë ishte që do të na zgjidhnin problemin e ujit. Edhe për t’u larë blejmë ujë me bidona në Pazar”, shprehet një prej banorëve, ndërsa një zonjë, e tregon për gazetaren e Fax News, Afrovita Hysaj:

Kemi rreth dy vite që nuk na vjen pikë uji, e kam mbyllur dhe kontratën, se më kishin hedhur kot faturistët, jemi pa pikën e ujit.  Nuk ja dalim dot me të blerë por çfarë të bëjmë? Na dërgojnë ndonjë gjë fëmijët. 

 

 

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME