Categories Lajme

VIDEO/ Në pranga 8 shqiptarë në Itali, shihni si grabisnin baret dhe shtëpitë

Përfundojnë në prangat e karabinierëve italianë, 8 shqiptarë. Prangosja e tyre ka ndodhur, pas një operacioni dhe akuzave për vepra të ndryshme penale në fushën e grabitjeve. Të gjithë shqiptarët janë dërguar në qelitë e paraburgimit, ndërsa është vlerësuar si i ligjshëm masa e arrestit.

Masat e arrestit ndaj tyre erdhën pas një hetimi shumëdimensional dhe kompleks, të kryer nga prokurori publik dhe i koordinuar nga stacioni policor Grazzanise.

Hetimet ndaj grupit nisën në gusht të vitit 2017, duke goditur fenomenin alarmant të vjedhjes së bareve dhe banesave në territorin e Caserës dhe në krahinat e afërta të Beneventos, Latina, Salerno dhe Frosinone.

Deri më tani, është zbuluar autorësia e 8 vjedhjeve, 6 prej të cilave nëpër shtëpi.

Skema e përdorur nga grabitësit ishte thuajse gjithnjë e njëjtë. Grupi kryente inspektime në zonat ku do të godiste, dhe më vonë riktheheshin për të realizuar grabitjen.

Për më tepër, grupi përdorte një gjuhë të “fshehtë” për të keq-orientuar hetuesit, duke e ditur se mund të përgjoheshin.

Në shumë raste, përdoreshin për të transportuar sendet e vjedhura furgona apo mjete me targa të ndryshme.

Rreziku real sipas hetuesve ishte largimi nga vendi. Mbrëmjen e 12 janarit, dy prej shqiptarëve kishin prerë biletë për të udhëtuar me tren drejt qytetit Modane në Francë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME