Ajo me fustan të bardhë ai me kostumin e dhëndrit. Një çift në Filadelfia u martuan mes marshimeve në protestën për vdekjen e George Floyd. Kerry-Anne dhe Michael Gordon i thanë ‘po’ njëri-tjetrit në mes të protestës, por megjithatë ceremonia e dasmës së tyre u bllokua nga kaosi rreth demonstratave.
Ata e ‘zhvendosën’ ceremoninë më pas në një park të vogël, ndërsa mijëra njerëz kalonin në rrugë me pankarta në duar. “Ishte një zgjedhje që ne e kishim menduar mirë dhe që e donim me forcë. Të gjithë shohim padrejtësi dhe racizëm dhe për këtë arsye e ndjemë të ishim pjesë e protestës dhe e konsiderojmë këtë një moment të paharrueshëm”, thanë të sapomartuarit.
