Categories Lajme

Video\ Pamje tmerri nga Vlora: Momenti kur i plagosuri me armë në Çole futet në makinë

“Iku ore iku”,pamje tmerri nga Vlora: Momenti kur i plagosuri me armë në Çole futet në makinë
Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një atentati me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në lagjen Çole të Vlorës. Objektivi i atentatit ka qenë 30-vjeçari Kevin Hajrulla, një emër i njohur për policinë, ndërsa ka mbetur i plagosur aksidentalisht edhe Armand Spahiu, një djalë që po shiste fruta dhe perime pranë vendit të ngjarjes.
Sipas dëshmitarëve okularë, momenti pas të shtënave ishte kaotik. Në pamje e bëra publike në media, shihet se si i plagosuri Kevin Hajrulla, i mbuluar me gjak dhe në gjendje të rënduar, futet me vështirësi në një makinë nga të afërmit që përpiqeshin ta transportonin drejt spitalit. Dëgjohet zëri i një personi që thotë: “Iku ore, iku”.
Atentati ka ndodhur në një kryqëzim të populluar të lagjes Çole, ku drejt një automjeti të parkuar, që dyshohet se i përkiste Kevin Hajrullës, u qëllua me breshëri plumbash nga një automjet tjetër në lëvizje.
Pas atentatit, policia ka gjetur një automjet të djegur në fshatin Panaja, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët për të realizuar sulmin dhe më pas për t’u larguar.

Forcat e rendit kanë rrethuar vendngjarjen dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e motiveve të atentatit. Pistat kryesore përqendrohen në konfliktet e mëparshme të Kevin Hajrullës, i cili është i njohur për lidhjet e tij me grupe kriminale në zonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë

Rrjetet sociale dhe teknologjia kanë marrë një pjesë të madhe të jetës së përditshme, veçanërisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti me pasojë vdekjen e dy të rinjve në…

LEXO ME SHUME