Categories Lajme

VIDEO/ Pas dy muajsh ‘ngrirje’, mbërrin sot në Shëngjin anija me emigrantët nga Italia

Marrëveshja dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e emigrantëve është aktivizuar përsëri, pas një ndërprerje mbi dy mujore.

Anija ushtarake italiane “Casiopea”, e nisur të premten nga ishulli Lampeduses, ka mbërritur këtë të martë në portin e Shëngjinit.

Në bordin e anijes ndodhen 49 emigrantë të paligjshëm me Kombësi nga Egjipti, Bangladeshi, Bregu i Fildishtë si dhe nga Gambia.

Anija ushtarake “Casiopea” ishte parashikuar të mbërrinte në ujerat shqiptare mëngjesin e së hënës së 27 janarit, por për shkak të një defekti që pësoi, anija shtyu lundrimin e saj për të martën e 28 janarit.

Ky është kontingjenti i tretë i emigrantëve të paligjshëm që mbërritën në Shqipëri.

Më 16 Tetor dhe 8 nëntor 2024 anija luftarake “Libara” solli  në Shqipëri dy kontingjentë me  24 emigrantë, kryesisht nga Egjipti dhe Bangladeshi të cilët pas vendimit të gjykatës italiane, u rikthyen në vendet e origjinës, pasi këto dy shtete u cilësuan si vende të sigurta.

Mediat italiane raportuan pak ditë më parë se patrulluesi i marinës ushtarake italiane ndodhej në ujërat pranë Lampeduzës.

Më herët kryeministrja Giorga Meloni, deklaroi me vendosmëri se në janar do të rifillojnë operacionet me azilkërkuesit drejt Shëngjinit dhe Gjadrit, duke theksuar se modeli Italo-shqiptar do të funksionojë. Ashtu siç u paralajmërua, afër fundit të muajit ka rinisur transferimi i emigrantëve.

Kujtojmë se qeveria italiane u përball me një betejë ligjore duke bllokuar zbatimin  e marrëveshjes, e madje duke kthyer emigrantët e parë të mbërritur në Shqipëri.

Dy gjykata në Itali vendosën dy muaj më parë vendosën të kundërshtojnë dekretin e qeverisë italiane lidhur me emigrantët, me anë të cilit u riklasifikuan vendet nga vijnë azilkërkuesit. Disa herë nuk u lejua nga gjykatat për të sjellë emigrantë në Shëngjin dhe Gjadër.

Deri sa Gjykata europiane e drejtësisë i dha të drejtë Melonit, që sipas marrëveshjes secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME