Janë publikuar pamjet e një përplasje me armë që ka ndodhur disa muaj më parë në Kosovë. Ngjarja ka ndodhur në mars të vitit 2019, konkretisht në Hotelin “Familja Rezidence”.Në videon e publikuar nga portali “Insajderi” shihen skenat e gjuajtjeve me armë, madje plagoset në sy njëri nga të përfshirët në këtë ngjarje të rëndë. Pamjet të duken si të një filmi aksion, por në fakt janë reale.
Në këtë ngjarje u përplasën me armë Remzi Beqiri Labinot Beqiri, Fitim Doda dhe Arben Qupevajt. 3 të mësipërmit janë në “arrest me burg”, vetëm i fundit është liruar.
Të pandehurit (Remzi Beqiri, Labinot Beqiri dhe Fitim Doda) pas pak çastesh së bashku me dy persona të tjerë, të panjohur për Prokurorinë, shkuan përballë hotelit dhe nisin të gjuajnë me armë. Aty u hasën me një breshëri plumbash. Kjo shohet qartë në videon e mëposhtme.