Categories Lajme

VIDEO/ “Pistoleta dhe kallashnikovë brenda makinës”, kapet 34 vjeçari në Tropojë

Tropojë, Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Shoshan”. Operacioni i zhvilluar nga DVP Kukës, Komisariati i Policisë Tropojë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Transportone armë zjarri me qëllim trafikimin drejt Kosovës, kapet e vihet në pranga 34-vjeçari.

Sekuestrohen 3 armë zjarri (dy automatikë dhe një pistoletë Glock) dhe municion luftarak.

Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative për një shtetas që tentonte të trafikonte armë zjarri drejt Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rethit Gjyqësor Tropojë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ” Shoshan”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

– S. D., 34 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që me automjetin e tij “Volkswagen”, po transportonte dy armë zjarri automatikë, 1 armë zjarri pistoletë tip “Glock” dhe sasi municioni luftarak, në aksin rrugor Shoshan-Bajram Curri, në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtit”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Armët e sekuestruara do dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë për ekzaminime të mëtjeshme, nëse këto armë janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME