Categories Lajme

VIDEO/ Plaçkat u kanë mbetur në oborr, banorët e godinës 15 te Qyteti “Studenti” kërkojnë strehë

Godinat 15, 18 dhe 19 në Qytetin Studenti, banorë të së cilave  nuk janë studentë por familjarë që kanë gjetur strehë në to kundrejt qirasë ndaj shtetit prej 1991 do të shemben. Ndërtesat janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe grupi i ekspertëve gjatë kontrollit të tyre ka konstatuar se kanë dëme të konsiderueshme në strukturë dhe do të shemben.Një ditë më parë këshilli bashkiak miratoi bonusin e qirasë për një vit për banorët e godinës 15. Por vetë këta të fundit janë ende të paqartë.

Rrobat, mobiliet dhe elektroshtëpiaket, ato çfarë kanë mundur të nxjerrin, u kanë mbetur në oborrin e godinës ndërsa moti nuk duket aspak premtues. Disa i kanë çuar edhe te të afërmit përkohësisht.

“Jam dakord që banesa mund të jetë e pabanueshme, por mënyra si erdhi policia dhe bashkia është shumë brutale. Nuk na kanë paralajmëruar përpara që të lirojmë banesat. Nuk na kanë adresuar akoma se ku do të shkojmë. Ne kërkojmë qoftë edhe një dhomë, strehim, të fusim kokën diku. 

Ku ta shohin të arsyeshme Erion Veliaj, Edi Rama ta vërë dorën në zemër. Qiranë mirë që e japin, por pas një viti jam sërish në rrugë të madhe. Faleminderit prej bashkisë edhe për bonusin e qirasë.Dollapi më ka mbetur brenda, nuk e nxjerrin policët se thonë është shembur. Policët e bashkisë e shembën vetë këtë pjesë të godinës që të mos futen banorët për të nxjerrë asgjë”.

“Kam banuar në kat të dy 15 vjet në godinën 15 në Qytet Studenti. Ja kam paguar qiranë muaj për muaj. As shkau në Kosovë nuk ka bërë atë që ka bërë shteti te ne dje. Si lirohet godina për një orë?Jam në qiell të hapur, vetë e treta me djalë dhe vajzë. Rrobat e mia kanë përfunduar në garazhin e një shoku të djalit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME