Shumë burra dihet se përjetojnë një gjendje jo dhe aq të mirë shpirtërore kur thonë fjalën e madhe: ‘Po, dua’
Për Peter Bolton, nuk ishin vetëm emocionet që e bënë thuajse të rrezohej po edhe shkëmbi i lartë në të cilin ai dhe bashkëshortja vendosën të bënin provat e betimeve të martesës së tyre. Ceremonia u mbajt në shkëmbin e Santa Fe, në New Mexico.Disa miq të pranishëm ndoqën me tmerr momentin ndërsa Z. Bolton papritmas u anua prapa, duke e humbur ekuilibrin e tij, ndërsa qëndronte në buzë të gremisë e ndërsa lexonte premtimet e tij.Ai bërtiti i frikësuar por duket se në këtë moment i ka ardhur në ndihmë gruaja e tij e cila arriti ta tërheqë në kohë drejt vetes duke i shpëtuar kështu edhe jetën.
Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net