Categories Lajme

VIDEO/ Po shkatërron me sukses tanket e artilerinë ruse, ukrainasit i kushtojnë këngë dronit turk “Bayraktar”

Ukrainasit i kanë kushtuar një këngë mjeteve ajrore pa pilot të prodhimit turk “Bayraktar TB2”, që po përdoren kundër ushtrisë ruse që ka nisur pushtimin e Ukrainës në disa fronte. Arsyeja se pse ukrainasit e ndjenë nevojën për të nderuar në këtë mënyrë këta avionë buron nga efektiviteti i tyre, pasi sipas informacioneve, falë Bayraktarit, forcat ukrainase u kanë dhënë goditje të rënda rusëve.

Pas tetë ditëve të armiqësive në fronte të ndryshme, Rusia duket se po shkakton viktima të rënda në tanke dhe automjete të tjera të blinduara. Edhe pse është e vështirë të përcaktohet shtrirja e saktë e tyre, vlerësohet se forcat ruse kanë humbur qindra automjete, si dhe sistemet e komunikimit dhe lëshimit të raketave.

Të paktën 33 nga këto objektiva, duke përfshirë dy trena me karburant, u shkatërruan nga avionët e prodhimit turk. Kënga është postuar në rrjetet sociale nga ushtria ukrainase. Ritmi i tij është gazmor, ndërsa një zë mashkullor rrëfen kronikën e deritanishme të luftës me sytë e ukrainasve. “Pushtuesit kanë mbërritur në Ukrainë, uniformat e reja, hierarkia ushtarake. Por pajisjet e tyre u copëtuan”, thuhet në videon e postuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME