Categories Kuriozitete, Teknologji

Video/Prezanton tunelin në të cilin makinat mund të lëvizin me 240 km/h, milardieri zgjidh problemin e trafikut të dendur

Miliarderi amerikan dhe njëherit pronari i kompanisë “Space X”, Elon Musk, ka prezantuar dhe hapur tunelin e parë të shpejtë nëntokësor në Los Angeles.

Ai duket se ka vendosur ta zgjidh problemin e trafikut të dendur me prezantimin e këtij tuneli, i cili me ndihmën e ashensorëve i fut veturat në të dhe pas përfundimit të rrugëtimit i nxjerr në sipërfaqe të tokës, transmeton Telegrafi.

Kohë më parë Musk pati deklaruar se tuneli nëntokësor do të hapet më 10 dhjetor, por hapja e tij ishte shtyrë për disa ditë.

Gjatë prezantimit Musk ka njoftuar se lëvizja me veturë nëpër tunelin e shpejtë do të realizohet me ndihmën e disa rrotave që vendosen në pjesën anësore të veturave, ndërsa gjatë demonstrimit është bërë me një veturë Tesla.

Në profilin e tij në Twitter, ai ka shkruar se rrota të tilla mund të prodhohen edhe për vetura tjera elektrike, e jo vetëm për Teslan.

“Qytetarët do të mund të lëvizin me 240 kilometra në orë. Me këtë shpejtësi do t’ju duket thuajse janë teleportuar në qytet. Në të gjitha tunelet do të mund të lëvizin edhe çiklistët por edhe këmbësorët”, ka shkruar Musk në profilin e tij.

​Fillimin e ndërtimit të tunelit Musk e kishte paralajmëruar në qershor të vitit të kaluar. Kurse për ta realizuar këtë projekt kishte themeluar kompania “Boring”.

Plani i tij parasheh ndërtimin e dy rrjeteve të tuneleve në zonën e Los Angeles. Në fazën e ardhshme nuk është përjashtuar mundësia e ndërtimit të korridoreve nëntokësore në Teksas dhe San Francisco.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e martë 10 shkurt 2026

Dashi Kjo e martë do të nisë më së miri, ku do të keni dëshirë…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME